Ekonomia Online
FUNDIT

Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë

Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë

Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në lagjen “Abaze” të Krujës, pasi gjatë fundjavës ky qytet për orë të tëra u rrethua nga zjarri, ku flakët u afruan në oborret e shtëpive, duke rrezikuar jetën e banorëve të cilët u evakuuan nga autoritetet. Situata më e vështirë ishte në lagjet Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar […]

Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në lagjen “Abaze” të Krujës, pasi gjatë fundjavës ky qytet për orë të tëra u rrethua nga zjarri, ku flakët u afruan në oborret e shtëpive, duke rrezikuar jetën e banorëve të cilët u evakuuan nga autoritetet.

Situata më e vështirë ishte në lagjet Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara duke rrezikuar shtëpitë, që fatmirësisht shpëtuan pa dëme dhe vetëm një magazinë u dogj.

Sipërfaqe të tëra me bimësi janë djegur, ndërsa gjithçka rreth e rrotull banesave është shkrumbuar totalisht.

Gjithashtu, flakët rrezikuan edhe Spitalin e Krujës. Zjarri u afrua 50 metra pranë ndërtesës, duke detyruar evakuimin e pacientëve drejt Tiranës.

Situata e vështirë ishte edhe në një biznes në rrugë drejt malit të Krujës ku flakët u afruan në oborrin e lokalit.

Për zjarrin që shkaktoi situatën dramatike, policia arrestoi 73-vjeçarin, Qemal Berhami. Ai ndezi barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik qytetin e Krujës.

Ndërsa në Shqipëri, dy vatra zjarri aktive raportohen sërish në Mallakastër. Një prej vatrave është riaktivizuar në zonën e Panahorit, ndërsa flakët avancuan edhe në drejtim të Greshicës.

Vatra tjetër përfshiu zonën mes fshatrave Drenije të bashkisë Patos dhe Vlosht të bashkisë Roskovec.

Po ashtu edhe në Gjirokastër një zjarr i përmasave të mëdha u aktivizua në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Të ngjashme