Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë ka njoftuar se janë riatdhesuar shtatë shtetas kosovarë që i kishte zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada i ka ftuar qytetarët që i kanë zënë pandemia në Australi që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim.
“Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe”, thuhet në postim.