Franck Ribery nuk e harron Topin e Artë të vitit 2013.
Ai tha që Cristiano Ronaldo ia “vodhi” çmimin, përcjellë “Lajmi.net”.
“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe”, deklaroi Ribery.
“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo”.
“A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitote Messi apo Ribery? Sigurisht që jo”, shtoi ai.