Eintracht Frankfurt e ka kontaktuar agjentin e Franck Ribery për ta diskutuar një marrëveshje potenciale, sipas raportimeve nga Bild.
36 vjeçari është për momentin agjent i lirë pas largimit nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.
Ish-përfaqësuesi i Francës i kishte kaluar plot 12 vjet me klubin më të trofeshëm gjerman, me të cilin i kishte fituar nëntë tituj të Bundesligës dhe një të Ligës së Kampionëve.