Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me ish-anëtarin e Bayern Munich dhe Francës, Franck Ribery si një transferim i lirë.
Ribery ka hedhur penën në letër për një kontratë dy-vjeçare me Fiorentinën, që raportohet se vlen 4 milionë euro në sezon plus bonuse.
‘Viola’ konfirmoi gjithashtu në një deklaratë se ai do të prezantohet të enjten në orën 16:30, përcjell lajmi.net.
36-vjeçari filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes Boulogne dhe më vonë luajti për Galatasaray dhe Olympique Marseille.
Sidoqoftë, ai është më i njohur për 12-vjetët e tij te Bayern, me të cilët u bashkua në vitin 2007, duke fituar nëntë Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve në 425 paraqitje, i cili gjithashtu shënoi 124 gola.
Ai luajti 81 herë për Francën, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Kupës së Botës 2006, ku humbën nga Italia.
Ribery bëhet nënshkrimi i pestë i Fiorentinës gjatë verës pas Pol Lirola, Milan Badelj, Kevin-Prince Boateng dhe Erick Pulgar.