Ribery nuk e harron vitin 2013, nuk e harron “Topin e Artë”: “Nuk e di çfarë duhet të fitoja më shumë”

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Edhe kur kanë kaluar 7 vite nga 2013-ta e largët, Franck Ribery nuk e përtyp dot faktin që nuk fitoi Topin e Artë në atë edicion.

Edhe pse ishte favoriti kryesor francezi u pozicionua pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duke u renditur në vendin e 3-të.

”Nuk e di se çfarë duhej të fitoja më shumë atë vit për ta fituar Topin e Artë. Nëse ti fiton gjithçka si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, çfarë duhet të bësh më tepër?”, deklaron veterani për mikrofonat e “DAZN”.

Në vitin 2013 Ribery ishte në kulmin e karrierës së tij, ku fitoi Champions League dhe Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë me fanellën e Bayern Munchen.

Përpos tripletës, francezi nuk arriti ta fitonte dot çmimin individual.

Mos marrja e atij Topi të Artë nga Franck Ribery u konsiderua si një krim nga mediat që iu bë futbollistit francez në atë kohë.

Të ngjashme