Ndeshje jashtëzakonisht e zjarrtë është zhvilluar në ‘Artemio Franchi’ mes Fiorentinës dhe Lazios.
Skuadra kryeqytetase ka triumfuar me rezultat të ngushtë 1-2 me një gol në minutën e 89-të.
Por pas përfundimit të ndeshjes vendasit kanë pasur akuza të shumta në drejtim të gjyqtarit kryesor Guida.
E më i ashpër ka qenë francezi Franck Ribery në përfundim të ndeshjes.
Humbja i ka lënë shije të hidhur francezit i cili nuk ka arritur ta kontrollojë vetën në fund të takimit.
Ribery ka shtyrë gjyqtarin anësorë dhe pas kësaj ai është ndëshkuar direkt me karton të kuq nga Guida.
Pamjet filmike tregojnë qartë gjestin e pahijshëm të Riberys, të cilin e pret një dënim i rëndë nga Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se ish-anëtari i Bayern Munichut mund të dënohet për pesë ose gjashtë ndeshje pas shtyrjes së gjyqtarit.