Miliarderi Richard Branson i cili dje realizoi udhëtimin e tij të parë në hapësirë me fluturaken e kompanisë së tij Virgin Galactic, është bërë kryetemë e mediave botërore.
Ai së bashku me katër anëtarë tjerë të ekuipazhit u nis dje nga toka drejtë hapësirës, për të realizuar udhëtimin e tij të shumëpërfolur.
Nga atje ai filmoi veten dhe publikoi një video-mesazh për të gjithë – e në veçanti për ata që kanë ëndrra dhe në jetën e tyre synojnë t’i bëjnë realitet.
Nga vendi me gravitet zero, Branson iu drejtuar adhuruesve të tij duke thënë se tani nuk është i pamundur udhëtimi në hapësirë, madje tha se si fëmijë kishte pasur gjithmonë një ëndërr.
“Përshëndetje fëmijë, kam qenë një fëmijë me ëndërr – t’i shoh yjet. Tani si i rritur, madje me disa të rritur po e shikoj tokën tonë të bukur. Një mesazh për gjeneratat e ardhshme, nëse ne mundemi ta bëjmë – imagjinoni çfarë mund të bëni ju”, tha Branson.