Richard Grenell emërohet drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard grenell, do të bëhet Drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të” ka shkruar Trump në Twitter.

Grenell do ta zëvendësojë Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare që nga dorëheqja e Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA.

Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

Të ngjashme