Çmimet e larta të shtëpive, shpenzimet për rritjen e fëmijëve, politikat që nuk i favorizojnë shumë familjet dhe karriera, janë disa nga shkaqet kryesore të rënies së fertilitetit.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin e lansuar të hënën nga Zyra e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën (UNFPA) – “Gjendja e Popullsisë Botërore 2018”, i titulluar “Të Drejtat Riprodhuese dhe Transicioni Demografik”.
Sipas këtij raporti, institucionet shkollore duhet të ofrojnë edukatë gjithëpërfshirëse seksuale në shkolla, si dhe të punohet për të drejtat e barazisë gjinore.
Doina Bologa, drejtoreshë e UNFPA-së në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni, ka thënë se të gjithë njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin se sa fëmijë dhe kur duan t’i kenë, derisa ka folur edhe për trendët e fertilitetit në botë.