RIDEA: Të hetohen përgjegjësit e krimeve të luftës, rastet e profilit të lartë të jenë prioritet

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 14:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka prezantuar studimin “Procesi i pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve në kontekstin e marrëveshjes finale të dialogut Kosovë-Serbi”, raporton Ekonomia Online.

Shpend Voca nga RIDEA ka prezantuar raportin duke rekomanduar një sërë çështjesh për marrëveshjen eventuale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se sa i përket ndjekjes  së përgjegjësve për krimet në Kosovë ka shumë pak  progres për të mos thënë ka dështuar.

“Sa i përket situatës aktual për dëmet e luftës dhe krimet, ekziston një lloj destruktiviteti kjo ka të bëjë me deklarata që e mohojnë krimet. Nga ky studim ne kemi përpiluar një sërë rekomandimesh për marrëveshjen  eventuale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Ai thotë se procesi i pajtimit është në dy shtylla: trajtimi i së kaluarës dhe shikimi kah e ardhmja.

“Një proces i suksesshëm pajtimi kërkon adresimin e dëmeve të luftës dhe pasojave të saj. Procesi i pajtimit mos të jetë i arritshëm nëse viktima nuk e pranon faljen edhe kur agresori e kërkon atë. Duhet hetim ligjor për përgjegjësit e luftës, trajtim i rasteve me profil të lartë”, tha ai.

Sipas tij, ndjekja dhe ndëshkimi i përgjegjësve të luftës ka dështuar duke lënë te pa adresuara vuajtjet e viktimave.

“Kërkesa për pranimin e përgjegjësisë nga shteti i Serbisë për rolin gjatë luftës, kërkesën për kërkim falje ndaj viktimave, kërkesën për përshpejtimin e të pagjeturave, poashtu Kosova të paraqes kërkesë për kompensim të dëmeve të luftës”.

Ai tha se Kosova duhet të paraqes kërkesën që Serbia të të shtoj përpjekjet për zbardhjen e krimeve të luftës dhe BE-ja të ketë rol monitorues në këtë proces.

Të ngjashme