Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues Menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe e cila ishte e shoqëruar me stafin e lartë të ICITAP në Kosovë.
Në këtë takim ministri Mustafa e njoftoi znj. Riffe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe e falenderoi atë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Ndërsa znj. Riffe e uroi ministrin Mustafa për detyrën e tij dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë.