Klubi i Bundesligës gjermane, Koeln, ka njoftuar se tre anëtarë të stafit të këtij klubi janë testuar pozitivisht për coronavirus.
Lojtarët, trajnerët dhe stafi tjetër janë testuar të enjten në stërvitje, kurse tre personat që rezultati u doli pozitiv, nuk po shfaqin simptoma, ka konfirmuar klubi.
Koelni nuk do të bëjë të ditur emrat e të prekurve, që tashmë do të izolohen për 14 ditë. Stërvitjet në klubin gjerman megjithatë do të vazhdojnë.
Sipas Daily Mail ky rast ka vënë në dyshim planin e Bundesligës për të vazhduar edicionin pas disa javësh. Plani fillestar ishte për të vazhduar kampionati më 9 maj, por një vendim pritet javën tjetër dhe atë vetëm për 16 maj.