Ekonomia Online
FUNDIT

Rifillon futbolli edhe në SHBA, ndeshjet luhen në Disney

Rifillon futbolli edhe në SHBA, ndeshjet luhen në Disney

Tani është zyrtare se futbolli do të rinisë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. MLS, në fakt, komunikoi datat dhe modulin e rinisjes së kampionatit: do të luhet nga data 8 korrik deri në 11 gusht dhe – ashtu si ndodhi në NBA – të 54 ndeshjet e sezonit do të luhen në Walt […]

Tani është zyrtare se futbolli do të rinisë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MLS, në fakt, komunikoi datat dhe modulin e rinisjes së kampionatit: do të luhet nga data 8 korrik deri në 11 gusht dhe – ashtu si ndodhi në NBA – të 54 ndeshjet e sezonit do të luhen në Walt Disney World Resort në Orlando, Florida.

Rifillon futbolli edhe në SHBA, ndeshjet luhen në Disney

Parku i zbavitjes, në fakt, ka edhe një kompleks të madh sportiv me fusha, ESPN Wide World of Sports Complex, ku 26 klubet e Major League Soccer do të përballen në një format të revizionuar.

Më 8 korrik do të nisë faza me grupe, ku skuadrat do të jenë të ndara në 6 grupe duke llogaritur pikët e arritura në regular seasion. Më pas mes datës 25 dhe 28 do të jenë 1/8-tat dhe 30 korrik dhe 1 gusht çerekfinalet.

Më 5-6 gusht gjysmëfinalet dhe më 11 gusht finalja. Plot 26 javë lojë dhe 54 ndeshje, nga të cilat 39 në fazën me grupe dhe 15 në turet e eliminimit direkt.

Të ngjashme