Rigjykimi në Bruksel për vrasjen e Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro mbështetje financiare për familjarët e veprimtarit

Prishtinë | 10 Jan 2025 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajnë 100 mijë euro për mbështetje financiare për familjarët e veprimtarit Enver Hadri, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Hadrit dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, duke kërkuar mbështetje për familjen e tij.

“Dy të akuzuarit janë shtetas serb, të cilët akuzohen se në vitin 1999 në Belgjikë kanë kryer vrasjen, ndërsa i akuzuari i tretë po ashtu ish pjesëtar i Inteligjencës Jugosllave, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tij. Ata ishin shpallur fajtor, dhe po trajtohet ankesa e tyre. Ky rast ka rëndësi historike për vendin, prandaj kemi vendosur ta mbështesim familjen”, tha ai.

Të ngjashme