Rihanna kërkon të ulet “sa më larg” Ritës

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 01:04 | Nga

Sonte bëhet ndarja e shpërblimeve për muzikën dhe videon më të mirë, MTV VMA.

Ndër yjet e shumtë prezentë në Madison Square Garden do të jenë edhe Rihanna dhe Rita Ora.

Mirëpo, nata mund të zbuloj ndonjë befasi të pakëndshme në rast se të dy këngëtaret gjenden afër njëra tjetrës. Së paku kështu mund të besojmë në rast se i referohemi një lajmi dhënë nga tabolidiThe Sun.

Sipas një burimi, The Sun shkruan se Rihanna “asnjëherë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe i ka telefonuar MTV-s gjatë javës së kaluar dhe ka kërkuar që ajo të ulet larg saj në mënyrë që të mos shqetësohet gjatë ceremonisë.

Rihanna do të pranoj shpërblimin Video Vanguard gjatë natës. Para fillimit të mbrëmjes, ajo është parë në New York e veshur me një bluzë të gjerë dhe një kapelë që i mbulonte gjysmën e fytyrës.

riri

Ndërkohë, Rita ka disa javë që fotografohet me veshje të ndryshme nëpër rrugët e New Yorkut, dhe së fundmi paparazit kanë kapur edhe këtë foto që mund ta shihni më poshtë.

rita

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme