Askush nuk frymëzon më shumë në stilin e grave shtatzëna se Rihanna! Këngëtarja është në pritje të bebit nr.3 me partnerin e saj A$AP Rocky, me të cilin ka edhe dy djem të tjerë, RZA dhe Riot.
Përgjatë viteve, Rihanna është bërë e njohur për mënyrën si ka riformuar stilin e shtatzënisë. Ajo ka dalë në publik me veshje që nxjerrin në pah barkun e rrumbullakosur, nuk ka pasur frikë të guxojë me kombinime transparente dhe fustane mini.