Pas pamjeve nga ceremonia ku Barbados u shpall republika më e re në botë, fansat kanë spekuluar se Rihanna mund të jetë shtatzënë.
Ylli i muzikës u nderua si heroinë kombëtare e vendlindjes së saj. Shkak i spekulimeve se këngëtarja po pret një fëmijë me të dashurin, Asap Rocky është bërë barku pak i fryrë i saj.
Kjo nuk është hera e parë që ylli botëror përflitet se është në pritje të ëmbël. Në vitin 2019, ajo tha: “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di.. planin e Zotit. Mezi pres të gjitha thashethemet për shtatzëni pas kësaj intervistë” tha asokohe ajo
Pas Met Gala 2021, shumë fansa pohuan se Rihanna po fshehte shtatzëninë. Ishte veshja shumë e gjerë në ngjyrë e zezë nga marka Balenciaga, e cila bëri që fansat e saj të besonin se Rihanna ishte në pritje të fëmijës së parë.