Rihanna “ngacmon” fansat me vonesat e lansimit të albumit të ri

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, ka folur për shtyrjen e vazhdueshme të lansimit të albumit të saj të nëntë të incizuar në studio.

Derisa adhuruesit e saj e presin me padurim albumin e radhës, pas atij të vitit 2016 “ANTI”, Rihanna për portalin “Entertainment Tonight” ka thënë se i pëlqen t’i kundërshtojë fansat e saj, sidomos kur vjen puna te vonesat e lansimit të albumeve, transmeton Koha.net.

Kur u pyet për zhvillimet e reja rreth albumit të ardhshëm, këngëtarja tha: “Puna rreth tij është duke vazhduar. Më pëlqen t’i kundërshtoj fansat paksa… sepse edhe ata e bëjnë të njëjtën gjë me mua”.

Rihanna pritet ende ti bëjë publike detajet konkrete rreth albumit të ri, edhe pse në media të ndryshme është raportuar se ky incizim do të përbëhet nga tingujt e muzikës ‘dance’ dhe ‘reggae’.

Në të njëjtën intervistë, këngëtarja e njohur e muzikës R&B po ashtu ka folur për suksesin e saj në industrinë e modës.

“Ky rrugëtim në fushën e modës ka qenë i mahnitshëm. Kërkon shumë punë dhe përkushtim, si dhe duhet t’i qëndrosh besnike markës tënde. Unë gjithmonë kam provuar të merrem me gjëra që më pëlqejnë ti bëjë dhe për të cilat jam e pasionuar. Dhe moda vjen natyrshëm për mua, për shkak të industrisë në të cilën punoj. Është pjesë e paraqitjeve të mia, e videoklipeve të mia muzikore, pra gjithmonë ka qenë diçka që më ka interesuar ta bëjë,” ka deklaruar Rihanna.

Në muajin janar, ylli i muzikës ndryshe e njohur si Riri, i mohoi deklaratat e këngëtarit Shaggy se ishte i ftuar të jetë pjesë e albumit të saj të ri, por e kishte refuzuar ofertën ngase “nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë prova për këtë gjë”.

Por zëdhënësi i Rihannas i ka mohuar këto deklarata duke thënë: “Ne jemi duke punuar rreth një albumi, jo një talent shou, kështu që për çfarë arsye do t’i kërkonte Rihanna Shaggyt apo ndonjë artisti tjetër, për të bërë prova. Pasi Riri i kishte mbledhur të gjitha materialet për albumin e ri, Shaggy e ka kontaktuar atë duke i kërkuar të bëhet pjesë e incizimit. Ajo ia ka shpjeguar që albumi është pothuajse i kompletuar, dhe ka mbetur vetëm të bëhet miksimi, masterizimi dhe përzgjedhja e këngëve që duan t’i përfshijnë në të. Sidoqoftë, Rihanna i ka kërkuar këngëtarit t’ia dërgojë disa materiale të reja, në mënyrë që ta shohë nëse përshtaten me këngët e tjera të albumit. Kjo nuk i bie t’i kërkojë të bëjë prova, por ajo është munduar ta bëjë të pamundurën që ta përfshijë në albumin e ri muzikor”.

Të ngjashme