Ylli nga Barbados, Rihanna, krahas angazhimeve me “Savage X Fenty” po shfrytëzon kohën e saj për të ‘eksperimentuar’.
Ajo tanimë ka paralajmëruar projektin e ri dhe theksoi se do të jetë shumë më ndryshe nga ato të mëparshmet.
Siç njofton, fituesja e “Grammy” ka nisur punën për albumin e saj të ri.
“Ju nuk do të prisni atë që dëgjoni. Vendoseni në mendjen tuaj”, tha Riri para regjistrimit të “Savage X Fenty Show Vol”.
Ndërkaq, kanë kaluar pesë vite që nga lansimi i albumit të tetë “Anti”, i cili përfshinte hite si: “Work”, “Love on the Brain” dhe “Needed”.
“Çfarëdo që dini për Rihannan nuk do të jetë ajo që dëgjoni”, tha këngëtarja, e cila ka fituar nëntë Grammy në kategori të shumta duke përfshirë R&B, vallëzim dhe rap. “Unë vërtet po eksperimentoj. Muzika është si moda. Duhet të jeni në gjendje të luani. Duhet të jem në gjendje të vesh çfarë të dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që unë jam duke u argëtuar dhe do të jetë krejtësisht ndryshe”.
Rihanna në anën tjetër nuk ka njoftuar ende një datë të publikimit të albumit të ri.
Shfaqja e tretë e modës e artistes së popullarizuar “Savage X Fenty” do të nisë këtë të premte (24 shtator) dhe do të përfshijë emra të njohur si: Nas, Daddy Yankee, BIA, Jazmine Sullivan, Ricky Martin, Normani dhe Jade Novah.