Ylli i muzikës pop, Rihanna, shkaktoi një tronditje në mbrëmjen e së shtunës, kur ajo ndau me fansat e saj një video promovuese për linjën e saj ‘Fenty Beauty’, transmeton.
Në këtë video ku shihet koleksioni ‘glosses’ e që këngëtarja kishte shkruar “Gang gang. Vetëm unë dhe GlossyPose!”, ka bërë që fansat e saj të reagojnë më ndryshe se në çdo postim tjetër.
Reagimet e tyre ishin nga më të ndryshmet e që erdhën si rezultat i muzikës e cila dëgjohej në sfond, ku po luante kënga e Chris Brown “Come together”.
Kujtojmë se Rihanna dhe Chris Brown kanë qenë në lidhje e cila përfundoi në vitin 2009 me sulmin fizik që kishte përdorur këngëtari ndaj Ririt që ishte e dashura e tij e atëhershme.