Edhe këtë javë revista e njohur e modës, Elle, ka përzgjedhur veshjen më të mirë të javës.
Këtë javë, kanë përzgjedhur atë të këngëtares Rihanna, me veshjen që e kishte në Met Gala.
Rihanna ka përzgjedhur natën e 7 majit një veshje të Maidon Margiela, kishte vënë gjerdan të Cartier, vathë të Maria Tash. Unazën e kishte të markës Konstantino, taket të Christian Louboutin dhe në dorë mbante çantë nga Judith Leiber, transmeton Koha.net.
Natën kur Rihanna kishte veshur këtë veshje në Met Gala, tema e asaj nate ishte “Trupat Qiellorë: Moda dhe Imagjinata katolike”, ku përveç Riri-t, veshje të ngjashme kishin edhe yjet tjerë.
“Ishte veshje e rëndë. Çdo hap që e bëja frikësohesha, me të vërtetë ishte e rëndë”, ka thënë Rihanna për People.