Ish-futbollisti i njohur holandez, Frank Rijkaard ka konfirmuar sot se është pensionuar nga të qenit trajner.
Ish-trajneri i Barcelonës e filloi mirë këtë profesion pasi arriti suksese të mëdha te katalunasit.
Megjithatë, holandezi punën e tij të fundit si trajner e kreu te kombëtarja e Arabisë Saudite në vitin 2013.
“Jam pensionuar dhe nuk do të trajnojë më ndonjë klub apo kombëtare. Jam i fokusuar tashmë në disa prioritete tjera në jetë. Dua t’i shohë se si rriten fëmijët e mi”, tha Frank Rijkaard.