Rikalo merr pjesë në takimin e ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 16:31 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, së bashku me drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verës, Bekim Hoxha mori pjesë në takimin e rregullt vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL).

Ky është takimi i 11-të me radhë dhe është mbajtur në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës, i organizuar nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH dhe Grupi Punues Rajonal për Zhvillimin Rural të Evropës Juglindore (SWG).

Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit të ardhshëm rajonal dhe reformave në fushën e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në procesin e afrimit të rajonit të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian.

Ministrat e bujqësisë dhe delegacionet e shumta, gjithashtu diskutuan për shkeljen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin rural në rajonin e EJL përmes proceseve të bashkëpunimit rajonal në këtë pjesë të Evropës.

 Nikoqirë të këtij takimi për këtë vit ishin Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Mirko Saroviç dhe Sekretari i Përgjithshëm i SWG, Boban Iliç.

Të ngjashme