Rike Roci: Ja si i siguroj paratë

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 22:30 | Nga

Ekspozimi i gjoksit ra në sy. Ishte e qëllimtë nga ana juaj?

Edhe pse pak persona më besojnë, por s’ka qenë aspak me qëllim nga unë
veshja e tillë në stadium. Gjithmonë mbaj kanatjere të zezë, dhe kjo
mund të shihet në fotot e mia të vjetra.

Je profesioniste si tifoze, pra arrin t’i kapësh gafat apo taktikat e lojtarëve në fushë? Kush të duket më takticieni?

Po, edhe pse jam femër kuptoj nga futbolli pasi e ndjek gjithmonë. Shqipëria ka një taktikë të mirë si skuadër.

Për të ndjekur ndeshjet e futbollit live duhen para, si i siguron ato?

Nuk bëj udhëtime luksoze. Gjithsesi i kam hobi udhëtimet dhe të shoh vende të ndryshme.

Këtë verë mund ta konsiderojmë atë të famës me një kërcitje
gishtash për ty. Çfarë të lidh me vajzën që të shoqëronte, dhe pse kaq
të pasionuara pas futbollit?

Nuk njihemi prej shumë kohësh me Irida Hoxhën. Pra mund të them se s’ka
as një vit që njihemi, por jemi gjithmonë bashkë këtu në Milano pasi
kemi të njëjtën shoqëri. Thjesht na pëlqen futbolli të dyjave. Jemi
shpesh dhe në San Siro.

Fotot tuaja bënë xhiron e botës aq sa mediat shkruan me ironi
për Kombëtaren, me fjalët: “Fituat me dy tifozet seksi në tribunë”. Si u
ndjeve kur pe veten në tabloidet botërore?

Nuk e prisja që do bëhej kaq e madhe. Italianët dhe mediat e shteteve të
tjera kanë bërë komente gjithmonë të mira dhe pozitive për prezantimin
tonë si tifoze të Shqipërisë. Ndërsa shqiptarët ishin disa mirë e disa
keq.

Të prekin komentet negative, thyhesh kur përballesh në këtë mënyrë me realitetin?

Komentet negative mua s’më prekin aspak. Nuk mendoj që është skandal të
dalësh me kanatiere. Në Shqipëri disa femra dalin akoma edhe më
zhveshur.

Duke qenë në qendër të vëmendjes nuk munguan komentet për ty në
media dhe rrjetet sociale. Çfarë të bëri vërtet përshtypje nga gjithë
ajo zhurmë?

Përshtypje më bëjnë shkrimet apo lajmet që ndonjëherë ia fusin kot.

Mediat italiane kanë shkuar më tej duke shkruar lajmin se zemra e
Rikes rreh për futbollistin Elseid Hysaj. Si dolën në këtë konkluzion?

Këtë lojtar e njoh vetëm si emër, pra s’e njoh personalisht. Dhe
sinqerisht nuk e kam fare idenë, përse dhe si ka dalë ky thashethem.

Atëherë mund të na shuash kuriozitetin se cilat janë njohjet e tua me futbollistët e Kombëtares?

Nuk kam njohje me ta. Mund të them se kam takuar Lorik Canën vetëm para
shumë kohësh në një emision televiziv. Po ashtu Bekim Balaj, me të cilin
para pak kohësh kemi bërë thjesht një foto.

Të kemi parë shpesh në foto me Granit Xhakën, Bekim Balaj, etj. Ke miqësi speciale me ta?

Mund të them vetëm që fotot me ta janë shumë të vjetra.

Në ndonjë portal është shkruar “Rike Roci pranë Granit Xhakës”. E ke mik?

Ky lajm me Granit Xhakën është i vjetër, pasi kemi qenë para shumë
kohësh në një festë dhe kemi bërë një foto. Ka mbaruar aty. Nuk e kam
mik, thjesht njohje.

A mund të bësh një koment për secilin futbollist atëherë?

Nuk dua t’i komentoj fare, pasi lexon dhe i dashuri im.

Je e dashuruar kështu? I takon botës së futbollit i dashuri yt?

Ai është shumë i rezervuar, dhe unë s’mund të them asgjë se kush është e çfarë bën në jetë.

U fol se është një nga fubollistët e Kombëtares. Si është e vërteta?

Jo, jo, nuk jam e lidhur me asnjërin prej tyre.

Në lidhje je tip i vështirë apo e dashur?

Në lidhje jam katastrofë, pasi jam shumë xheloze dhe kokëfortë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme