Pas bllokadës së shkaktuar nga koronavirusi dhe pushimet verore, jelek-verdhët janë kthyer sërish në rrugët e Parisit dhe një numër qytetesh tjera franceze edhe pse zyrtarisht nuk lejohen protestat në këtë kohë pandemie.
Protestat e para të që nga marsi në Paris dhe në disa qytete të mëdha provinciale është sfidë për qeverinë nën kryeministrin e saj të ri, Jean Castex.
Qindra protestues u mblodhën në dy sheshe në Paris. Në njërën prej marsheve, nuk u raportua për asnjë incident, por në marshin tjetër, policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, shkruan France 24.
Ekziston frika e një shpërthimi tjetër dhune në Champs-Elysées ku të gjitha tubimet janë ndaluar.