Pas suspendimit, janë rikthyer në punë gjashtë zyrtarët e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe komandantin Kristë Gjokaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, avokati Tomë Gashi.
Sipas tij, po bëhet mirë për qytetarët e Gjakovës, e keq për grabitësit.
Postimi i plotë:
Heronjet e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major KRISTË GJOKAJ kthehen në punë.!
Komandanti KRITSTË GJOKAJ,oficerët e lartë të policisë, epërorët GËZIM BIBLEKAJ,BEKIM PREQI, Policët AGRON IDRIZAJ, MILOT UKAJ, e SHABAN LIMANI, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, z. RASHIT QALAJ i është nderprerë suspendimi i përkoheshë dhe janë kthyer në punë.
Rroft Policia e Kosovës.!
Po behet shumë mirë për qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës, dhe po behet shumë keq për grabitesit dhe kriminelet e Gjakovës dhe të Kosovës.!