Rikthehen problemet shëndetësore të Daley Blind, bie në fushë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Sërish i janë rikthyer problemet shëndetësore mesfushorit, Daley Blind.

Gjatë miqësores së mbrëmshme ndaj Hertha Berlinit ylli i Ajaxit ra në fushë, për t’u larguar më pas, transmeton KOHA.

30 vjeçari ishte diagnostifikuar me inflamacion të muskujve të zemrës në dhjetorin e vitit 2019 pasi pësoi marramendje gjatë humbjes së Ajaxit në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.

Më pas ai ishte pajisur me një defibrilator kardioverter të implantueshëm (ICD) pas incidentit dhe u kthye në stërvitje të plotë në muajin shkurt.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Haag, ka konfirmuar se ishte një alarm që ishte dërguar nga ICD-ja e Blindit, pasi ai ra në tokë gjatë sfidës ndaj Herthas.

Megjithatë, Ten Haag, thotë se gjendja shëndetësore e Blindit tani është stabile.

“ICD-ja e Daley Blindit u ndërpre”, ka thënë Ten Haag për Ziggo Sport. “Ai u zëvendësua menjëherë dhe tani po ndjehet mirë, ai është në rregull. Tani do ta hulumtojmë këtë”.

Blind mund të jetë për disa kohë jashtë fushës, përderisa mjekët janë të pasigurt se çfarë e shkaktoi kolapsin.

https://twitter.com/UtdBreezy/status/1298398746607267843?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1298398746607267843%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fsport%2F234738%2Frikthehen-problemet-shendetesore-te-daley-blind-bie-ne-fushe%2F
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme