Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, gjyqtari po trajtohet në ambulancë pas rrahjes në ndeshjen Vitia – 2 Korriku

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Përfundimi i ndeshjes ndërmjet Vitisë dhe 2 Korrikut ka qenë tejet i tensionuar. Gjyqtari kryesor i ndeshjes Fatmir Tahiri është sulmuar brutalisht nga disa persona, derisa është dashur të dërgohet me urgjencë t’u mjekuar në ambulancën e qytezës së Vitisë.


Ashtu siç ka raportuar mediumi Gazeta “Zëri”, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe kryetrajnerin e skuadrës së Vitisë, Milaim Zuzaukun.

Madje, ekzistojnë edhe pamje filmike teksa Zuzaku futet në veturën e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, 2 Korriku e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të në Ligën e Parë.

2 Korriku me këtë fitore ndodhet në pozitën e tetë me 17 pikë kurse Vitia ndodhet e treta me 10 sosh.

Të ngjashme