Rikthehet festivali i kafes e çajit – për tri ditë, 30 brende prezantohen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 10:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët për tri ditë radhazi do të kenë mundësi të shijojnë kafen e çajin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo ngase pas dy vjetësh pauzë, rikthehet festivali i kafes e çajit me edicionin e 6-të.

Zëdhënësja e festivalit, Gita Lushi, bëri të ditur se në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja duke e quar numrin në 30 brende pjesëmarrëse.

Ajo sqaroi se për dispononimin dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdesen solo këngëtarë si dhe DJ të njohur vendorë.

“Në këtë edicion kemi rritje të kompanive të pjesëmarrësve, interesimi i tyre është rritur nga edicionet e kaluara. Janë rreth 30 brende të kafes dhe të çajit, të cilët qytetarët do të mund të shijojnë dhe pse jo te marrin informacione rreth çarja bimorë që kanë efekte shëndetësore”.

“Gjatë këtyre tre ditëve do të ketë aktivitete si performim të maskotave të ndryshme, çajrat dhe kafet shumica do të shërbehen gratis, ka dhe produkte përcjellëse siç janë: kikirikat, biskotat e ndryshme. Nesër rreth orës 11:00 deri në 13:00 do të performojë Ema Canolli. Brenda këtyre tre ditëve do të përcillet me muzikë live që do lëshohet nga DJ vendorë”.

“Edhe Down Sindorm është pjesë e aktivitetit tonë duke marrë parasysh që ky muaj është muaji i ndërgjegjësimit të Down Sindrom”.

“Vitin e kaluar kemi pasur 10 mijë vizitorë besoj që do të ketë rritje të numrit të qytetarëve, besoj që koha nuk do të ndikojë në zvogëlimin e interesimit të qytetarëve”.

Festivali do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë, më 11, 12 dhe 13 tetor.

Të ngjashme