Pas një pauze prej afro tre muajsh, futbolli kosovar do të kthehet në fushën e gjelbertë sot, me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Drenicës.
Ndeshja do të luhet në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00 do të jetë skena e përballjes së parë në futbollin kosovar që nga muaji mars.
Takimi do të luhet pa praninë e tifozëve.
Prishtina do ta presë Drenicën, të dyja skuadrat janë me shpresën për ta zënë një vend në finale.
Favorite për këtë takim mbetet Prishtina, për shkak tërezultateve më të mira që ka marrë këtë sezon, mbetet të shihet se çfarë pasoja ka lënë pauza e gjatë në dy skuadrat dhe sa janë përgatitur në këto javët e fundit.
Prishtina dhe Drenica në këtë edicion janë takuar në dy ndeshje të Ipko Superligës së Kosovës, 0:0 në Prishtinë dhe 3:1 fituan bardhekaltrit në “Bajram Aliu” të Skënderajt.