Mino Raiola ka folur për një të ardhme akoma në Premier League, akoma te Manchester United, pavarësisht dëmtimit serioz në gju. Duke parë nga mënyra sesi po rikuperon, duket se Zlatan Ibrahimoviq nxiton të kthehet dhe të shkelë barin e “Old Trafford”.
Në një video të publikuar në profilin e tij në “Instagram”, suedezi ka treguar progresin e tij mbresëlënës dhe ka filluar të punojë me topin që tani.
“Prekja nuk do të zhduket kurrë. Luanët nuk rikuperojnë si qeniet njerëzore”.