Rikthehet makthi i huliganëve, qeveria angleze zbret në fushë

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 16:55 | Nga

Shenjat e huliganizmit të parë gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës mes West Ham-Chelsea, e luajtur të mërkurën në mbrëmje, kanë sjellë efektet e para:

200 tifozë të West Ham nuk do të lejohen të futen në stadiumin “Olimpik” të Londrës, për gjithë sezonin ose përjetësisht, dhe nëse episode të tillë do të përsëriten, West Ham do të jenë të detyruar të luajnë me dyer të mbyllura dy ose tri ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

Me pak fjalë, futbolli anglez i është përgjigjur me tolerancë zero episodeve që janë verifikuar të mërkurën, kur në tribunat e stadiumit të “Hammers” kanë fluturuar grushte, stola dhe shishe mes tifozëve vendas që kanë kërkuar të hedhin poshtë murin e mbrojtur nga punonjësit e sigurisë për të kaluar te sektori i tifozerisë mike në fundin e derbit të fituar nga skuadra e Bilic.

Zilja e alarmit ka rënë gjatë Evropianit të zhvilluar këtë verë në Francë. Kur huliganët kanë qenë protagonistë të disa përleshjeve me rusët: tani, përveç shtatë arrestimeve që kanë ardhur pas incidenteve dhe hetimeve nga ana e Federatës Angleze, ka zbritur në fushë edhe qeveria.

“Askush nuk do të kthehet mbrapa në vitet e errëta 70-80, ka thënë Tracey Crouch, ministri i Sportit.

Duhet të ndërhyjmë në mënyrë të vendosur, kushdo që të jetë i përfshirë në episodet e së mërkurës do të duhet të ndëshkohet përgjithmonë”.

https://youtu.be/lfrONKtBPXg

https://youtu.be/4oX3Ydq2Spo

Të ngjashme