Që prej Shkurtit të këtij viti, sulmuesi i Borussia Dortmund nuk ka mundur të japë kontributin e tij për skuadrën për shkak të problemeve shëndetsore. Periudha e errët për 25-vjeçarin, tashmë ka kaluar dhe Gotze i është rikthyer fushave të blerta, një gjë të tillë ai ka mundur ta bëjë gjatë miqësores së zhvilluar kundër skuadrës kineze të Urawa Reds Diamonds e fituar me rezultatin 3:2 nga ana e verdhezinjve. Gjithsesi me Mario Gotze duhet trajtuar me kujdes, për shkak të periudhës së gjatë pa luajtur.
Një gjë të tillë e ka kërkuar trajneri i verdhezinjve, Peter Bosz, i cili u shpreh se edhe pse periudha riaftësimit ka përfunduar, nuk dëshiron të rrezikojë me gjermanin. Më tej, Bosz u shpreh se ndihet shumë i lumtur për rikthimin e sulmuesit, vlerat dhe aftësitë që ai ka janë shumë thelbësore për skuadrën.
Ai shpreson që shumë shpejt 25-vjeçari të ketë mundësi të luajë për 90 minuta. Gotze prej shkurtit të këtij viti me surgjerimin e mjekve u detyrua të braktiste futbollin për shkak të problemeve me metabolizmin e tij.
Për fatin e tij të mirë, tashmë kjo periudhë e errët është lënë pas. Fokusi i sulmuesit të Borussia Dortmund tani do të jetë rikthimi në 100% të formës së tij më të mirë fizike, në mënyrë që ai të rikthehet si titullarë i padiskutueshëm në formacionin e verdhezinjve.