Rikthehet Mirlind Daku për sfidën ndaj Serbisë

Prishtinë | 26 Maj 2025 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Një ndër sulmuesit më të spikatur të Kombëtares së Shqipërisë, do të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për përballjen e zjarrtë ndaj Serbisë.

Mirlind Daku rikthehet në formacionin kuqezi, duke shtuar forcë dhe energji për sfidën e 7 qershorit 2025.

Kjo ndeshje është pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Dueli ekskluzivisht do të transmetohet në Klan Kosova dhe në kanalin Sport 1 të platformës televizive kryesore shqiptare Artmotion

Të ngjashme