Familjarë, miq, kolegë, mes të cilëve edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, pritën mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, trupin e pajetë të deputetit Gjovalin Kadeli.
Mësohet se varrimi i Kadelit do të bëhet nesër në orën 12:00 në Manati të Lezhës. Ndërkaq ceremonia zyrtare e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë do të mbahet në orën 11:30.
Deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli ndërroi jetë në një spital në Itali si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy legjislatura, si dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.