Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, tri ditë pasi u ndal për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve.
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se defekti në kabllot e matjeve është sanuar.
“Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njesisë ka filluar sot me dt: 20.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05 : 04 dhe gjendja e saj tani është stabile”, thuhet në një komunikatë.
KEK tutje shton se ky rikthim në operim i njesisë A4 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.