Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, është kthyer në stërvitje pas një mungese prej një muaji për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.
Ylli brazilian u lëndua më 13 dhjetor të vitit të kaluar në ndeshjen kampionale ndaj Lyonit. Klubi francez ka njoftuar se lojtari tashmë i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës dhe ka filluar përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Maurico Pochetinno.
28-vjeçari mund të luajë disa minuta në ndeshjen e ardhshme ndaj Angersit në fundjavë.
Këtë sezon në 12 ndeshje, Neymari ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar pesë herë.