Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, është gati që të rikthehet në aksion.
Neymar do të jetë i gatshëm për lojë sonte, kur skuadra e tij PSG do të përballet me Monacon, në derbin e Ligue 1.
Braziliani ka qenë jashtë fushave të blerta për disa javë, kurse në Ligën e Kampionëve luajti në 45 minutëshin e dytë.
Para ndeshjes me Monacon, Thomas Tuchel ka zbuluar se Neymar do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës mbrëma.
“Neymar u stërvit i veçuar. Në këtë mënyrë, ne mund të kontrollojmë më mirë situatën. Të shtunën ai është stërvitur me skuadrën, pa asnjë problem, mendoj” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.
“Ai është me skuadrën, ai mund të luajë” ka shtuar gjermani.
PSG do të futet si lidere e kampionatit, në ndeshjen kundër Monacos që pozicionohet në vendin e 13-të.