Grupi “Black Eyed Peas” është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Ata kanë publikuar projektin e ri muzikor “Big Love” që vjen me një mesazh paralajmërues në ambientet e shkollës.
Teksti dhe video-ja është frymëzuar nga lëvizja e studentëve aktivistë dhe i dedikohet të shtënave masive që janë bërë kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara.
“Ata morën fëmijët nga prindërit e tyre, por a nuk mundet të mbajnë armët larg fëmijëve? Ne kemi nevojë për dhembshuri, ndjeshmëri, mirëkuptim, durim, udhëzim, mbrojtje, bashkëpunim, tolerancë dhe dashuri të madhe”, shkroi këngëtari Will.i.Am në profili e tij në Twitter.
Kjo është kënga e parë e grupit pas 8 vitesh dhe është e gjatë rreth 10 minuta. Përshkrimi fillestar njofton të gjithë personat se janë pamje të rënda për tu parë, por gjëra që ndodhin në realitet. Në të vërtetë, asgjë e tillë nuk duhet të ndodhë.