Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq si pasojë e goditjes nga ky mjet transportues.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Trainkos, Behxhet Haziri.

“Qarkullimi i trenit ishte ndërprerë përkohësisht për shkak rastit të rëndë që ka ndodhur, për arsye të verifikimit të makinistit dhe procedurave tjera. Pas kryerjes së këtyre procedurave, linja e mesditës ka vazhduar normalisht qarkullimin”, deklaroi ai.

Të ngjashme