Rikthehet Thiago Alcantara

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Thiago Alcantara është rikthyer në stërvitje të martën, sepse, për shkak të një lëndimi, mungoi në tri ndeshjet e para të Bayern Munich pas rifillimit të sezonit 2019/20 në Bundesligë.

Mesfushori spanjoll mungoi në fitoret e Bayernit kundër Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund dhe Fortuna Dusseldorf, sepse kishte probleme muskulore.

Thiago ishte pjesë e stërvitjeve të Bayernit të martën, para takimit të së shtunës kundër Bayer Leverkusenit.

Një fitore e Bayernit në Bay Arena në fundjavë do të ishte vendimtare në garën për titull këtë sezon në Gjermani. Bavarezët janë në ndjekje të titullit të tetë radhazi në Bundesligë.

Skuadra e Hansi Flick është shtatë pikë para Dortmundit në krye të renditjes tabelore, pesë ndeshje para përfundimit të sezonit.

Ndeshja ndaj Leverkusenit pritet të jetë më sfiduesja për Bayernit për shkak se kjo e para është në kërkim të një vendi për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme