Belgjika ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror duke bërë një rikthim sensacional.
Kombëtarja belge arriti të përmbyste gjithçka në 3 me 2 ndaj Japonisë edhe pse ishte duke humbur 2 me 0 deri në minutën e 69-të.
Japonia realizoi dy gola të shpejtë në minutat 48 dhe 52 përmes Haraguchit dhe Inuit, ndërsa Belgjika u kthye me Jan Vertonghenin dhe Marouane Fellainin në minutat 69 dhe 74. Krejt në sekondat e fundit Naser Chadli arriti golin e tretë dhe të fitores për belgët.