Rikthimi i Critistiano Ronaldos te Manchester United në këtë verë nuk do të ishte befasi.
35-vjeçari po lidhet me një largim të mundshëm nga Juventusi në fund të këtij edicioni, shkaku i krizës financiare të këtyre të fundit që e ka shkaktuar coronavirusi.
Paga aktuale e pesë herë fituesit të Topit të Artë është 510 mijë funte në javë dhe Zonja e Vjetër thuhet se nuk është e gatshme të paguajë atë.
Gazetarit spanjoll Guillem Bagalague i është konfirmuar se Ronaldo mund të rikthehet në Old trafford në këtë verë, e me shuam gjasë do të mbyllë aty karrierën.
Ai ka treguar se atij i është thënë se portugezi ka pranuar një gjë të tillë dhe kalimi i tij i dytë në Ligën Premier do të konfirmohet me të përfunduar ky edicion.