Qeveria gjermane ka thënë të martën se rimëkëmbja ekonomike po ecën më mirë se që ishte parashikuar. Po ashtu, shteti gjerman, apo ekonomia më e madhe në Evropë, ka thënë se tash është më optimist për pjesën e mbetur të vendit.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka thënë se tani presin një tkurrje të produktit të brendshëm bruto për 5.8 për qind, e jo 6.3 sa ishte parashikuar në muajin prill. Për vitin e ardhshëm, Gjermania parashikon rritje prej 4.4 për qind.
Ekonomia u tkurr për 9.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020 në krahasim me tremujorin e shkuar.
Pavarësisht kësaj, Gjermania përjetoi ndër rëniet më të ulëta në Evropë. Franca, Italia, Spanja e Britania e Madhe kanë pësuar tkurrje të ekonomisë në numra dyshifrorë në përqindje.
Gjermania është konsideruar një nga shtetet që ka menaxhuar më së miri pandeminë e koronavirusit, me rastet që kanë shënuar rritje së fundmi.
Rritja e numrit të të papunëve në Gjermani ka qenë më e vogël. Agjencia Shtetërore e Punës ka paguar rreth 60 për qind të pagave të punëtorëve që kanë pësuar me humbje të orëve të punës si pasojë e pandemisë.
Kjo agjenci ka bërë të ditur të martën se ka paguar 5.36 milionë banorë në qershor. Gjermania ka 83 milionë banorë.