Pas ‘zhurmës’ rreth Instagramit të vjetër, Rina Balaj ka hapur llogari të re.
Rina Balaj javë më parë u largua nga rrjetet sociale, duke mos dhënë asnjë shpjegim, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj, kompania “On Records” mori Instagramin e Rinës, pasi sipas Met Elshanit ajo i takon kompanisë me kontratë.
Madje, gjatë ditës së djeshme, motra e saj bëri të ditur se kanë nisur peticion për ta rikthyer Instagramin e saj, por sot reperja hapi llogari të re.
@isyourgirlrina është Instagrami i ri i Rinës, ndërsa publikoi edhe një fotografi të re.
“Instagrami i ri, A ju kam munguar?”, ka shkruar Rina sipër fotos.