Ringjallja e nacionalizmit

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë pas dy tronditjeve të mëdha politike të vitit 2016 – ardhjes së Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe referendumit të Brexitit – një mal njerëzish është marrë me shpjegimin e këtyre fenomeneve, sidomos liberalët të tronditur e të tmerruar, shkruan sot Koha Ditore.

John B. Judis ishte prej njerëzve të parë që iu rrek kësaj fushe, duke botuar “The Populist Explosion” pak para se Trumpi të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse shumë shpjegues të tjerë pasues, edhe Judis, si liberal, shkruan me mençuri, duke vërejtur më herët gjëra që nuk u kishin rënë në sy kolegëve dhe na shpjegon se si shumë prej tyre ishin jashtë rrjedhave.

Projekti i tij në “The Nationalist Revival” ka për qëllim të shpjegojë ringjalljen e nacionalizmit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë. Edhe një herë e pranoj se qasja e tij është e mprehtë: Fushata e vjeshtës për zgjedhjet e mesmandatit tregoi fytyrën e vërtetë të Trumpit në një tubim elektoral në Houston: “Ju e dini çfarë jam? Unë jam nacionalist. OK? Unë jam një nacionalist”.

Në po të njëjtin fjalim, presidenti vuri veten në ballë të luftës kundër “globalistëve të korruptuar e të etur për pushtet”, duke përdorur një shprehje që për antisemitët ishte fjalë e koduar që u referohej hebrenjve. Një javë më vonë, një burrë i armatosur që e përshkruante veten nacionalist vrau njëmbëdhjetë hebrenj në një sinagogë në Pitsburg. Andaj është i domosdoshëm dhe urgjent një zhbirim i thukët i nacionalizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme