Rinia Demokratike e Kosovës bën homazhe te varrezat e familjes Jashari

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës e cilësoi familjen Jashari si motiv kryesor të lirisë, raporton Ekonomia Online.

“Sot me përulësinë më të thellë dhe kënaqësinë më të lartë vizitojmë Kompleksin e Jasharajve, të rënët e parë, motivin e parë për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, motivin kryesor të lirisë, themeluesit e lirisë”.

Bislimi tha se festa e 28 nëntorit e mbush Rininë Demokratike të Kosovës me krenari kombëtare dhe e motivon për të punuar për të mirën e gjeneratave të ardhshme, raporton EO.

“Ne si Rini Demokratike e Kosovës jemi derivat i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila rrjedh nga vlerat më të larta të Kosovës dhe 28 nëntori është ditë e shenjtë për neve, festë e cila na mbush me krenari kombëtare dhe e cila na motivon për të punu për të mirën e gjeneratave tona dhe të shtetit kudo që jemi”.

Të ngjashme