Rinia Demokratike e Kosovës ka ironizuar me faktin se partitë tjera, në veçanti Lidhja Demokratike e Kosovës po përjashton njerëz të rinj nga organet e partisë.
Në një video të shpërndarë në faqen e tyre, rinia e PDK-së thekson se është kjo parti dhe lideri i saj, Kadri Veseli që me së shumti kanë promovuar e besuar të rinia.
“Partitë e tjera i përjashtojnë të rinjtë – PDK i promovon ata. Kosova ka nevojë për një udhëheqës që fuqizon rininë dhe beson në të. Kadri Veseli është i vetmi që e ka dëshmuar këtë, duke iu dhënë njerëzve të rinj besimin që të jenë pjesë e vendimmarrjes për vendin”, shkruan në postimin e tyre. /Lajmi.net/