Rinia e PDK-së mbyll gropat në Prishtinë, thonë se Komunës po i tepron buxheti

| 25 Kor 2019 | 12:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë, ka mbajtur një aktivitet simbolik me moton “3 Zall, 1 Cement”, duke shprehur pakënaqësinë për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit, raporton EkonomiaOnline.

Aktiviteti u zhvillua në Rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit Kombëtar.

Nënkryetar i Rinisë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, Vilson Dragusha, tha se Komuna e Prishtinës, buxhetin duhet përdorur për gjërat bazike që ka nevojë kryeqyteti dhe të mos ketë tepricë të buxhetit duke pasur ende probleme të tilla në rrugë.

“Arsyeja e këtij aktiviteti është se në qytetarët e Prishtinës po kemi shumë probleme si në rrugë, trotuare për kalim, andaj ne lusim Drejtorinë e Infrastrukturës dhe kryetarin e Komunës që të merren më shumë me punët e kryeqytetit dhe fondet të i delegojnë në vendin e duhur, e jo të ketë gjithmonë mungesë punimeve dhe të ketë tepricë të buxhetit deri në 20 milionë euro në vit”, tha Dragusha.

Të ngjashme